EVN Maqedoni: Tarifa e lirë, tek të gjithë shfrytëzuesit

26.10.2017 15:18

Ka mbaruar implementimi i tarifës së lirë ditore për të gjithë shfrytëzuesit.....

Ka mbaruar implementimi i tarifës së lirë ditore për të gjithë shfrytëzuesit.  EVN njofton se në pajtim me planin, vendosja e njehsorit është kryer në periudhën prej katër javësh leximi, duke filluar nga 25 shtatori deri më 24 tetor. Tanimë në ekranet e çdo njehsori shfaqet “indikatori T2” në periudhën prej orës 14 deri më 16 çdo ditë pune dhe të shtunën, që tregon se energjia elektrike është me tarifën e lirë.

“Edhe përkrah asaj që ekipet tona kanë vizituar të gjitha vendet e matjes, nevoja për kontakt fizik të ekipeve me njehsorët ka pamundësuar vendosjen e tarifës së lirë për vendet e paarritshme. Kjo do të thotë se njehsorët tek të cilët nuk kemi pasur qasje, akoma nuk janë zëvendësuar dhe këto më shpesh janë shtëpizat ose shfrytëzues që janë shpërngulur”,- thonë nga EVN.