Ivanov në “Crans Montana”: “Status quo”-ja e lë Ballkanin të pambrojtur

26.10.2017 15:39

Presidenti Ivanov ka kërkuar nga BE që të tregojë vendosshmëri dhe t’i japë Maqedonisë....

Presidenti Ivanov ka kërkuar nga BE që të tregojë vendosshmëri dhe t’i japë Maqedonisë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Në fjalimin e tij në forumin “Crans Montana”, që mbahet në Bruksel, Ivanov theksoi se BE duhet të jetë më e vëmendshme ndaj Europës Juglindore.

Shtyrja e zgjerimit të BE-së ndërlikon gjendjen, ndërsa gjendje “status quo” në integrime, në kombinim edhe me krizën ekonomike dhe rreziqet e sigurisë, e bëjnë Ballkanin dhe Maqedoninë më të pambrojtura. Me çdo kapitull të mbyllur, vendi europianizohet dhe afrohet drejt standardeve të dëshiruara europiane. Unioni duhet të kuptojë se procesi i zgjerimit nuk është teknik, por para së gjithash çështje politike dhe strategjike. Mesazhi për BE-në është t’i kushtojë vëmendje më të madhe Europës Juglindore”,- deklaroi presidenti, Gjeorge Ivanov.

Iniciativa 16 plus 1 mund t’i ndihmojë vendeve të Europës Juglindore, Qendrore e Lindore, që të lidhin infrastrukturën e tyre duke kompletuar projektin për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Por, e gjithë kjo është e kotë pa elementin e tretë, që është zgjerimi i Unionit,  potencoi Ivanov në fjalimin e tij. (Gyltene Sinani, TVM2)