Zgjedhjet lokale 2017, LSDM në tubim me qytetarët në Kavadar
LSDM në vigjilje të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale ka mbajtur tubim....

LSDM në vigjilje të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale ka mbajtur tubim me qytetarët në qytetin e Kavadarit.
Kandidati për kryetar komune, Betiane Kitev, para qytetarëve të Kavadarit theksoi se më 29 tetor do të mbarojë terrori dhe do të fillojë jetë me prosperitet për të gjithë.
Ai tha se do të jetë në disponim të qytetarëve në çdo kohë dhe se askush nuk do të mund t’i ndërpresë ndryshimet në Kavadar. Kitev theksoi se do të ndërtojë çerdhe moderne ku presin të regjistrohen rreth 600 fëmijë.
Në programin e LSDM-së është e paraparë që në Kavadar të ndërtohet qendër kulturore për të rinj, shtëpi për të moshuar, do të rikonstruohet qendra rekreative sportive dhe do të zhvillohet sporti i cili për momentin është në nivel mjaft të ulët. Kitev gjithashtu premtoi se në fshatrat e Kavadarit do të ndërtohen rrugë e kanalizime dhe gjithçka që u nevojitet qytetarëve.
Do të bëjmë Kavadarin vend më të mirë për të jetuar, do të punojmë në interes të qytetarëve dhe nuk do të tolerojmë krime dhe korrupsione, tha Kitev para qytetarëve të Kavadarit.
“Do të rikonstruojmë dhe do të zgjidhim atë që është dhimbja jonë e vërtetë, zona qendrore e qytetit, së bashku me tregun që ka kohë që është lënë në harresë. Do të tejkalojmë problemin me rrëmujën në komunikacion dhe do të mundësojmë asfaltimin, renovimin, rikonstruimin e të gjitha arterieve të rëndësishme të komunikacionit, bulevardeve, ndërtimin e tre unazave në qytet dhe garazh në kate në zonën qendrore të qytetit që do të zgjidh problemin e përhershëm me parkimin në qytet dhe do të ju ndihmoj taksistëve përfundimisht t’i tejkalojnë problemet gjatë punës së tyre”,- deklaroi kandidati për komunën e Kavadarit nga LSDM, Betijane Kitev.
Komunat janë shumë të rëndësishme dhe unë jam i bindur se ju e dini se sa janë të rëndësishme rrugët, kanalizimet, shkollat, tregjet dhe për këtë është shumë me rëndësi se çfarë perspektive do t’i japin qytetarët e Kavadarit, qytetit të tyre, tha Zaev para banorëve të qytetit të Kavadarit. “Kavadari meriton të ardhme më të mirë, kemi programe të mira qeveritare dhe lokale”. Ai tha se Kavadari do të ketë përkrahjen e plotë për gazifikim, zhvillimin e turizmit, përkrahje për çdo projekt komunal dhe infrastrukturor si dhe hapjen e bizneseve të reja për të rinj, përkrahje për gjithçka që të rinjtë të qëndrojnë në Kavadar. Zaev paralajmëroi se pushteti qendror do të zbatojë decentralizim të vërtetë dhe një pjesë të madhe të kompetencave do t’ia kalojë komunave.
“Qëndrimi ynë është që deri në fund të viti 2020 komunat të marrin më shumë se 95 milion euro për zhvillim të barabartë rajonal. Komunat do t’i zbatojnë vendimet e qytetarëve të cilat do të miratohen në tubime të qytetarëve. Puna e denjë do të jetë imperative si e Qeverisë qendrore ashtu dhe asaj lokale”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaev me këtë rast paralajmëroi edhe subvencione më të larta dhe të rregullta për bujqit. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)
