Zgjedhjet lokale 2017, Sadiku: Pres fitore bindëse më 29 tetor
Kandidati i PDSh-së për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiku....

Kandidati i PDSh-së për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiku, vazhdoi takimet me banorët.
Sadiku theksoi se banorët e komunës së Studeniçanit votuan për të në rrethin e parë si rezultat i punës së deritanishme që ai ka bërë në këtë komunë, ndërsa pret fitore bindëse më 29 tetor.
“Në të gjitha vendbanimet pres dyfishim të votave”,- u shpreh Sadiku, duke qenë i bindur se ai do të vazhdojë të udhëheq në komunën e Studeniçanit.
Gjatë mandatit tim janë ndërtuar shumë rrugë kryesore dhe dytësore, tha Sadiku, sipas të cilit gjendja në të cilën ka qenë komuna para se ai të drejtojë me atë ka qenë e mjerueshme, ndërsa tani është një nga komunat ku është punuar më shumë.
“Është shumë e rëndësishme që ajo përkrahje fillimisht t’i marr ato vota që i kam pasur, por me mundësi që edhe të rritet ajo përkrahje. Këtë ma kanë thënë gjithkund, duke filluar prej fshatit Maja e Zezë ku kam marrë 90 vota, tani më premtojnë se përkrahja do të jetë dyfish më e madhe. Gjithashtu në fshatin Ellovë kam pasur takim, edhe atje fuqimisht më përkrahin, në fshatin Cvetovë më thonë edhe atje se do të jetë ku kam marrë vota, përafërsisht edhe atje më thonë se përkrahja do të jetë dyfish më e madhe. Sa i përket fshatin Batincë, Moranë, Studeniçan, presim që aty të jetë ajo përkrahja më e madhe. Unë kam bërë shumë punë në këto vendbanime. Vendbanimet e komunës tone bukvalisht e kanë ndryshuar pamjen e tyre. Në vitin 2013 kur kam ardhur fillimisht në postin e kryetarit të komunës, kanë qenë shumë keq me rrugët, me kushte elementare për jetë”,- u shpreh kandidati për kryetar komune në Studeniçan – PDSh, Azem Sadiku.
Sadiku u zotua se posa të përfundojnë zgjedhjet menjëherë do të fillojë me punë, në mënyrë që të realizojë programin e tij me përpikëri dhe të bëjë komunën e Studeniçanit komunë më të zhvilluar. (Ersan Pajaziti, TVM2)
