Ekstradimi i të dyshuarve të PPS-së, kërkesa ende në Gjykatën Penale, Spasovski: Greqia të respektojë Konventën Ndërkombëtare

26.10.2017 17:27

Këshilli Penal në Repartin për Krim të Organizuar në Gjykatës Penale....

Këshilli Penal në Repartin për Krim të Organizuar në Gjykatës Penale, ende punon për kompletimin e kërkesës për ekstradimin e ish-shefit të Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevskit, dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkovskit.

Sipas Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale, kërkesa për ekstradim dhe korrespodenca e nevojshme dorëzohen në afat i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 40 ditë nga dita e marrjes së vendimit për paraburgim për shkak të ekstradimit. Ministri i Brendshëm, Spasovski, pret që Greqia të respektojë konventën ndërkombëtare e t’i ekstradojë dy të dyshuarit e PPS-së. Ai ka konfirmuar dyshimet se të arratisurit e drejtësisë janë ndihmuar nga një rrejt i gjerë logjistik në MPB dhe DSK, por pa dhënë më shumë detaje.

“Punojmë bashkërisht me Prokurorinë Publike, por këto informacione nuk janë të karakterit që duhet të ndahen me opinionin. Ata persona patjetër duhet ekstraduar sepse ekzistojnë konventa ndërkombëtare mbi bazën e të cilave ata duhet të kthehen në Maqedoni. Ato janë norma që duhet t’i respektojnë dy shtetet. Për atë se çfarë kanë punuar këta dy persona 10 vite, opinioni në Maqedoni e mësoi përmes projektit “E vërteta për Maqedoninë”. Këtu nuk ka fshehtësi. Gjëja e vetme që ata kanë bërë është keqpërdorimi i sistemin për përgjim dhe për këtë kemi aktakuzë. Përmes MPB-së kanë shkelur të drejtat e njeriut në Maqedoni”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovkski.

Ministri Spasovksi vlerësoi se Grujevski dhe Boshkovski nuk kanë çfarë t’i ofrojnë shërbimeve greke nëse vendosin të "negociojnë" për ekstradimin e tyre. Ish-zyrtarët e DSK-së u kapën në Selanik të Greqisë gjatë tentimit për të udhëtuar në Budapest me pasaporta dhe identitete të falsifikuara, janë të akuzuar në lëndët e PPS-së, “Target” dhe “Fortesa”, për përgjim dhe prishjen e pajisjeve të përgjimit. (Amir Duraku, TVM2)