Indonezi, 47 viktima nga shpërthimi i fishekzjarrëve
26.10.2017 18:09
Të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur...

Të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas shpërthimit të një fabrike fishekzjarrësh në Xhakarta të Indonezisë. Mendohet se shkak i shpërthimit ka qenë një shkëndije elektrike.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë trupat e viktimave në ndërtesë, ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet.
Sipas policisë, është ende e paqartë se sa njerëz po punonin në fabrikë në momentin e shpërthimit.
