Dhuna ndaj studentëve, PThP procedon padinë kundër Çavkovit

26.10.2017 18:36

Prokuroria Themelore Publike ka proceduar më në fund padinë e ngritur....

Prokuroria Themelore Publike ka proceduar më në fund padinë e ngritur nga Komiteti i Helsinkit ndaj ish-drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, dhe Njësitit për Intervenim të Shpejtë ndaj studentëve të Plenumit Studentor gjatë zgjedhjeve të kryesisë së re të tij një vit më parë.

“Është dorëzuar kërkesë tek institucionet kompetente për dorëzim të të dhënave, mes tjerash janë thirrur edhe shtatë persona, për të dhënë deklarata para prokurorit publik. Numrin e personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepra penale, për momentin nuk jemi në gjendje ta ndajmë me ju. Veprimet ndërmerren në drejtim të konstatimit të ekzistimit të elementeve të veprave të kryera penale “Parandalim ose pengim të tubimit publik” nga Neni 155 dhe “Keqtrajtim në kryerjen e detyrës” në bazë të nenit 143 të Kodit Penal”,- sqarohet në kumtesën e prokurorisë.

Padia është ngritur para një viti për dhunën që ekipi i Njësitit për Intervenim të shpejt, u shkaktoi studentëve, anëtarë të Plenumit Studentor, që kishin bllokuar dyert e Parlamentit të UKIM-it, me dyshimin se votimi për kryetar të studentëve ishte bërë në mënyrë joligjore.