Botë

OKB: Qeveria siriane, përgjegjëse për sulmin kimik

27.10.2017 09:36

Qeveria siriane ishte përgjegjëse për sulmin kimik vdekjeprurës mbi Idlib, një qytet të kontrolluar nga rebelët në veri-perëndim të vendit, më 4 prill...

Në këtë përfundim ka dalë një raport i Kombeve të Bashkuara, autorët e të cilit thonë se besojnë se agjenti nervor “Sarin” është përdorur duke i marrë jetën më shumë se 80 personave.

“Raporti konfirmon atë që prej kohësh ne e kemi ditur”,- tha ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Niki Haley.

Presidenti sirian, Bashar al Asad, dhe Rusia aleate e tij, në vazhdimësi kanë thënë se incidenti ka qenë i fabrikuar.