AHMETI-NATO

Ahmeti, vazhdojmë me kontaktet e afërta me zyrtarët e NATO-s

27.06.2014 14:37

Mbrëmë në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në takimin lamtumirës të shefit të Zyrës së NATO në Maqedoni, Aleksandar Aleksandrov............

Mbrëmë në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në takimin lamtumirës të shefit të Zyrës së NATO në Maqedoni, Aleksandar Aleksandrov.

Lideri i BDI-së,  Ahmeti, falënderoi kolonelin Aleksandrov për bashkëpunimin shumë të afërt në dy vitet e kaluara dhe u shpreh i bindur se ky bashkëpunim do të vijojë edhe me pasardhësin e tij, Rumen Radev. 

Ahmeti gjithashtu i uroi z. Radev për detyrën e re dhe e siguroi atë që Bashkimi Demokratik për Integrim do të vijojë me mbajtjen e kontakteve të afërta me autoritetet e NATO-s në Maqedoni, duke theksuar interesin e përbashkët që Maqedonia të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës Veri-atlantike.