Botë

Hapet dosja “Kenedy”, 2800 dokumente publike, 500 ende sekret

27.10.2017 11:14

Presidenti amerikan, Trump, i dha dritën jeshile publikimit “online” të 2 800 dokumenteve mbi vrasjen e ish-presidentit, John Kennedy...

Por, megjithatë jo të gjitha dosjet e fshehta do të hapen për publikun, pasi CIA dhe FBI arritën të argumentojnë se për arsye të sigurisë kombëtare disa prej të dhënave duhet të mbeten sekret.

Bëhet fjalë për rreth 500 dokumente, shqyrtimi i të cilave, sipas Trumpit, do të kërkojë edhe të paktën 6 muaj kohë.