Botë
Junker deri te katalonasit: Spanja nuk është Jugosllavia
27.10.2017 11:39
Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker vlerësoi se katalonasit nuk janë nën represionin e Spanjës...

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker vlerësoi se katalonasit nuk janë nën represionin e Spanjës dhe se situata në të cilën ndodhen nuk mund të krahasohet me ish Jugosllavinë.
"Në Katalonjë nuk ekziston problem me shkeljen e të drejtave të njeriut, sepse katalonasit, të cilët janë të dashur dhe kulturën e të cilëve e respektoj, nuk janë nën represion të Spanjës. Nuk mund të tërhiqet paralale me Slloveninë dhe me vendet e tjera nga ish Jugosllavia me atë çfarë ndodh në Katalonjë", theksoi Junker mbrëmë për televizionin portugez RTP.
Ai shtoi se nuk dëshiron "nesër apo pasnesër Bashkimi Evropian të ketë 95 vende të ndryshme".
"E humbëm kontrollin. Uniteti kombëtar dhe uniteti evropian janë punë të cilat shkojnë së bashku", theksoi Junker, sërish duke e hedhur poshtë mundësinë për ndërmjetësim në përplasjes mes Barcelonës dhe Madridit.
Senati spanjoll sot do të votojë për masat që javën e kaluar i propozoi kryeministri spanjoll Marijano Rahoj për shpërndarjen e Qeverisë katalonase dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në afat prej gjashtë muajve.
Masat e tilla do të thonin se ministritë spanjolle, gjashtë muaj deri te organizimi i zgjedhjeve të parakohshme katalonase, do të udhëheqin me policinë katalonase, financat, mediat publike, telekomunikimet dhe shërbimet informative. Për atë kohë Parlamenti katalonas nuk do t'i mund t'i prishë masat as të propozojë kryetar të ri të qeverisë rajonale.
"Situata pak doli nga kotrolli, sepse Qeveria dhe një pjesë e Parlamentit katalonas dolën nga kornizat e ligjit. Kushtetuta spanjolle është shumë e qartë - nuk mund të organizohet referendum për shkëputje", theksoi Junker.
Ai shtoi se Evropa nuk ka kurrfarë roli në konfliktin mes Barcelonës dhe Madridit.
"Spanjollët janë ata të cilët duhet ta zgjedhin atë problem", theksoi Junker./mia
