Botë

Pavarësia e Katalonjës, debat në parlament për reduktimin e autonomisë

27.10.2017 13:40

Në mesin e përshkallëzimit të krizës pas përpjekjeve të Katalonjës për pavarësi, Senati spanjoll do të diskutojë sot planet e qeverisë për t’i hequr rajonit disa prej fuqive...

Gjasat janë që të miratohen masat e emergjencës, ku përfshihet pezullimi i presidentit katalanas. Parlamenti rajonal i Katalonjës, nga ana tjetër, po shikon mundësinë e shpalljes së pavarësisë.

Propozimi për implementimin e rezultateve të referendumit pritet t’iu paraqitet deputetëve sot. Separatistët e vijës së ashpër vazhdojnë të këmbëngulin për shkëputje.

Të shtunën e kaluar, kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, kërkoi aktivizimin e Nenit 155 të Kushtetutës, sipas të cilit, qeveria qendrore mund të ndërhyjë dhe të marrë në dorë qeverisjen e Katalonjës.