Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017: Parregullsitë mund të paraqitën tek Avokati i popullit

27.10.2017 15:07

Ditën e mbajtjes së rethit të dytë të zgjedhjeve lokale më 29 tetorë 2017, të gjitha zyrat e Avokatit të popullit...

Ditën e mbajtjes së rethit të dytë të zgjedhjeve lokale më 29 tetorë 2017, të gjitha zyrat e Avokatit të popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do të jenë të hapura për ankesat e qytetarëve, me qëllim t’u ndihmohet gjatë realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.
 
Përveç personalisht në zyrat e Avokatiti të popullit , qytetarët, parregullsitë zgjedhore do të mund t’i denoncojnë  edhe në numrat e telefonit.
 
Shkup: 02 3129-327 dhe 3129-367                                             
Manastir: 047 242-310                                                                             
Kërçovë: 045 228-586                                                                         
Kumanovë: 031 431-488                                                                     
Strumicë: 034 329-996                                                                                               
Tetovë: 044 344-082                                                                                       
Shtip: 032 389-701
 
Avokati i Popullit, edhe një herë e potencon rëndësinë e respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, si një nga të drejtat fundamentale të të drejtave të njeriut, e që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndetshme demokratike.
 
Ai njëherit apelon të gjithëve, në veçanti organet kompetente, që në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve në të cilat votimi do të zhvillohet në mënyrë të lirë dhe papengesa, në përputhje me ligjin dhe në mënyrë konsekuente do të respektohen të drejtat e njeriut.
 
FLROIJE BELULI KAMBERI