Zgjedhjet lokale 2017, LSDM takime në Tetovë dhe Jagunovcë

27.10.2017 17:03

Dëshiroj t'i apeloj edhe një herë qytetarët për zgjedhje të lira....

Dëshiroj t'i apeloj edhe një herë qytetarët për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike. Unë jam krenar si një njeri që në raundin e parë realizuam zgjedhje të pastra, për shkak se vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike të gjithë të fitojmë në Maqedoni, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë takimit me qytetarët e komunës së Tetovës, nga ku kërkoi mbështetje për Teuta Arifin.

“Është nder për të dhënë mbështetje për një grua luftëtare. Së bashku  shkruam historinë. Jemi këtu në mbështetje të kryetares, Teuta Arifi, së bashku si aleatë, të cilët edhe para raundit të parë kemi publikuar koalicionin tonë për zgjedhjet lokale. Ne i japim njëri-tjetrit mbështetje reciproke dhe besojmë në të ardhmen e Maqedonisë. Këtu jemi nga të gjitha komunitetet etnike. Kjo është pasuria jonë për rritjen dhe zhvillimin e Tetovës dhe Maqedonisë”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

LSDM dje realizoi takim edhe me banorët e komunës së Jagunovcës. “Bashkë jemi të unifikuar”.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duke kërkuar përkrahje për kandidatin e tyre, Darko Bllazhevskin, nga të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, tha se vetëm të bashkuar mund t’i zgjedhim problemet. Zaevi premtoi që qeveria do t’i ndihmojë komunës në realizimin e të gjitha projekteve.

“Subvencionet në të ardhmen do të rriten, qëllimi përfundimtar do të jetë të arrijnë te bujqit e vërtetë. Nëse kanë bujqit, atëherë ne do të jemi të sigurt që edhe kushtet në qytet janë të mira. Prandaj ne duhet të mbështesim sa më shumë vendet rurale. Do të ndihmojmë komunën që të ndërtojë rrjet kanalizimi dhe do të sigurojmë ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët. Do të punohet në lidhjen rajonale të komunës, do të ndërtojmë rrugën Jagunovcë – Zhelinë në gjatësi prej 17 kilometra”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kërkoi që gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, me stilolaps të vulosin ardhmërinë e Maqedonisë. (Sanije Duraku, TVM2)