LSM, përplasje rreth kandidaturave për kryetar

27.10.2017 17:31

Garë e ashpër për të parin e Lidhjes së Sindikatave në prag të kongresit të 11 nëntorit....

Garë e ashpër për të parin e Lidhjes së Sindikatave në prag të kongresit të 11 nëntorit.

Njëri nga pretendentët për paraqitjen e kandidaturës për kryetar të LSM-së, Pece Grujovski, ka akuzuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të sindikatës, Darko Dimovski, se synon që të jetë kandidati i vetëm për postin e kryetarit.

“Sipas parimit kadia të akuzon kadija të dënon, për kandidatin e dytë e refuzoi propozimin nga sindikata e gjashtë që dha propozim, që është edhe kusht për kandidim, prandaj rregullat për zgjedhjen e kryetarit nuk i caktoi kur u shpallën zgjedhjet por në seancën kur caktohej kandidatura”,- tha kryetari i AOGJSh-së, Pece Grujovski.

Por, përkrahësit e Dimovskit i refuzojnë akuzat e këtilla duke theksuar se kandidatura e tij ishte legjitime, pasi ai ka përkrahjen e 12 organizatave sindikale.

“Kandidatura për kryetar të LSM-së duhet të përkrahet nga sindikata që e propozon si dhe të paktën nga një e treta e sindikatave që e përbëjnë LSM-në, në të cilat bëjnë pjesë një e treta e anëtarëve të sindikatës”,- tha Risto Ajtov nga Sindikata e Mbrojtjes.

Lidhja e Sindikatave përbëhet prej 17 sindikatave, prandaj për kandidaturë nevojitet përkrahja e 6 sindikatave, derisa Grujovski ka përkrahje vetëm nga 5 sindikata, theksojnë përkrahësit e Dimovskit, kandidatura e të cilit më 3 nëntor duhet të verifikohet nga Këshilli i LSM-së. (Gyltene Sinani, TVM2)