Zgjedhjet lokale 2017, Taravari prezanton vizionin për Gostivarin

27.10.2017 17:40

Uji, infrastruktura dhe ajri i pastër do të jenë prioriteti i kandidatit për komunën e Gostivarin nga Aleanca për Shqiptarët,  Arben Taravari.

Ai premton për gostivarasit ujë të pijshëm të filtruar vetëm pas një viti punë dhe angazhim.

“Kjo duhej në mesjetë të ishte zgjidhur, por ja që në vitin 2017 ne flasim për ujë të papastër në Gostivar, por jo vetëm për ujin e papastër, por për ujin e pafiltruar që përdoret prej burimi drejt në gypa, pastaj për fat të keq gypat që përdoren në Gostivar janë gypat e asbestit. Mendoj se shumë shpejt do të mundohemi brenda një viti, kjo do të jetë një prej prioriteteve tona që gostivarasit të pinë ujë të filtruar, ujë të kontrolluar. Gjithashtu do ta nisim edhe ndryshimin e gypave të asbestit me gypa të reja”,- deklaroi kandidati për kryetar komune në Gostivar nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari.

Depolitizimi i arsimit, komuna transparente, zhvillimi ekonomik, investimi në shëndetësi, sporti dhe kultura janë pikat kyçe në të cilat do të koncentrohet Taravari për komunën ku ai garon në rrethin e dytë. (Nermin Mulaki-Fejzulahu, TVM2)