Gostivar, 60 të sëmurë vetëm mbrëmë, analiza ujit për pije, rezultatet pas të hënës
27.10.2017 18:18
60 persona kanë kërkuar vetëm mbrëmë ndihmë mjekësore.....

60 persona kanë kërkuar vetëm mbrëmë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar, me simptoma të diarresë dhe lodhjes.
Numri i personave që në tre ditët e fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore është shtuar kështu në 450. Nga spitali i Gostivarit kanë hedhur poshtë idenë parësore të një helmimi nga ushqimi dhe dyshojnë në ujin për pije.
Nga Instituti i Shëndetit Publik në Gostivar kanë bërë analizat e ujit për pije në 5 vende, por ende nuk ka sqarim se nga u sëmurën këta persona.
“Monstra” ka marrë edhe Instituti Republikan i Shëndetit Publik, por rezultatet priten në fillim të javës së ardhshme.
