Maqedoni
Nesër nis llogaritja dimërore e kohës
28.10.2017 11:47
Nga ora tre e mëngjesit, fillon llogaritja e kohës së dimrit...

Shigjetat e orës do të lëvizin një orë më pas, që do të thotë se ora në orën tre do të llogaritet si dy.
Llogaritja e kohës së dimrit zgjat deri në fundjavën e fundit në mars, kur fillon llogaritja e kohës së verës. Kjo matje është bëre për herë të parë në vitin 1916 në vendet e Evropës veriore, dhe është futur në 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore.
Arsyeja ishte, siç është sot, të përdorim më shumë rrezet e diellit gjatë pasdites, dhe më pak dritë të mbetet e papërdorur gjatë mëngjesit.
Kalimi i kohës në shumicën e rasteve kryhet ndërmjet të shtunës dhe të dielës, në mënyrë që të mos shkaktojë probleme të mëdha për punëtoret.
