Maqedoni

MPB-ja sot dhe nesër do të lëshojë letërnjoftime me kohë të përshpejtuar

28.10.2017 12:46

Sikurse edhe para dy javësh në raundin e parë të zgjedhjeve, MPB-ja do të punojnë sot dhe nesër për paisjen...

Sikurse edhe para dy javësh në raundin e parë të zgjedhjeve, MPB-ja do të punojnë sot dhe nesër për paisjen me letërnjoftime me kohë të përshpejtuar për të gjthë qytetarët, në këtë mënyrë të gjithë do të kenë mundësinë e votës ditën e nesërme në raundin e dytë të zgjedhjeve.
 
Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur apo të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht nga MPB-ja deri sot pasdite në orën 16:30.
 
Menjëherë pas pranimit të aplikimeve për letërnjoftime, sektori për informatikë do t’i përpunojë dhe do t’i dorëzojë pranë sektorit kompetent për shpërndarjen e tyre.
 
Në ditën e zgjedhjeve Sektori për punë administrative do të punojnë vetëm për lëshimin e letërnjoftimeve në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00, johë kur mbyllen edhe qendrat e votimeve.