Botë

SHBA, reagim ushtarak ndaj K. Veriore nëse Kim teston ndonjë raketë bërthamore

28.10.2017 13:31

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Jim Mattis ka thënë se shteti i tij do të nis një reagim masiv ushtarak ndaj Koresë Veriore...

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Jim Mattis ka thënë se shteti i tij do të nis një reagim masiv ushtarak ndaj Koresë Veriore, nëse ajo lëshon ndonjë raketë bërthamore.Këto komenti Mattis i bëri në kryeqytetin e Koresë Jugore, Seul ku është pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëjnë SHBA-të, nëse Kim Jong-ut do të lëshoj një raketë të radhës bërthamore.
 
"Çdo përdorim i armëve bërthamore do të përballohet me një reagim masiv ushtarak që është po aq efektiv dhe dërrmues", ka thënë ai.
 
Duke folur pas bisedimeve me homologun e tij të Koresë së Jugut Song Young-moo, Mattis pranoi se në muajit e fundit, Veriu ka përshpejtuar kërcënimet me raketa bërthamore.
 
Ai gjithashtu përmes një mesazhi drejtuar Kim Jong-ut, tha: "Mos bëni asnjë gabim duke filluar asnjë sulm ndaj Shteteve të Bashkuara apo aleatëve tanë. Çdo sulm do të mposhtet". Por, Mattis ka thënë se SHBA nuk po kërkon luftë me Korenë Veriore dhe po kërkon një zgjidhje paqësore të situatës. Ai ka shtuar se qëllim i SHBA-ve nuk është lufta, por denuklarizimin e plotë i Gadishullit Korean".