Maqedoni

Konferencë për zhvillim regjional: Zgjidhje shkencorë për problemet e përbashkëta

28.10.2017 14:34

Në Kuadër të Univerzitetit “Nënë Terza“ në prani të shumë profesorëve eminent nga rajoni dhe më gjerë u mbajt Konferenca shkencore...

Në Kuadër të Univerzitetit “Nënë Terza“ në prani të shumë profesorëve eminent nga rajoni dhe më gjerë u mbajt Konferenca shkencore për zhvillim rajonal në sferën e Ekonomisë,edukimit, ekologjisë dhe shkencave të teknologjive të informimit.
 
Kjo Konferencë ka për qëllim ti bashkon shkenctarët me qëllim të bashkëpunimit rajonal në këto fusha dhe zgjidhejen e problemeve të përbashkëta të Ballkanit dhe më gjerë.Bekim Fetai Kryetarë i Konferencës njëherit dhe zv.Rektor në Univerzitetitn “Nënë Tereza” thekson se me këtë rast njëkohësisht bëhët edhe promovimi i Univerzitetit që tani shënon një vit nga themelimi me ç’rast UNT dëshiron të kontribojë në aspektin shkencorë.
 
“Ekonomia,ekologjia ,edukimi dhe shkencat dhe teknologjitë e informimit janë katër sferat kryerore për të cilat janë krijuar session panele të veçanta ku do të mundohen të gjindet zgjidhje të përbashkëta të cilat mund të impelemtohen në të gjitha shtetet e regjionit.Në këtë mënyrë ti bashkojmë resurset,mendimet dhe tu qasemi bashkarisht të gjitha këtyre probemeve dhe të mundohemi të gjejmë një zgjidhje të përbashkët dhe të kontribojë në shoqëri”, tha Bekim Fetai, kryetarë i konferencës.   
                        
Varësisht prej analizave të tregut çdo vit, UNT do të vendose për hapjen e drejtimeve të reja që deri më tani nuk kanë qenë prezente në Maqedoni.
 
“Univerziteti si institucion i ri funksionon shumë mirë,çmojmë se funksionon me kapacitetin e profesorëve dhe arsimtarëve dhe jemi mjaft të kënaqur me mënyrën se si vijon mësimi dhe funksionimi i Univerzitetit.Prej viti tjetër do të fillojmë me drejtime të reja të cilat është vendosur mos të përsëriten do të jenë drejtime krejtësisht të reja që nuk hasen në Univerzitete tjera në Maqedoni”, shtoi Fetai.
 
Fokusi kryesorë ku orientohen studentët është informatika si një prej drejtimeve më rëndësi, fakulteti teknik dhe arkitektura me ndërtimtarin dhe më pas edhe shkencat sociale.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI