Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, votojnë të burgosurit dhe personat e sëmurë
28.10.2017 15:07
Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre për votë realizojnë personat në institucionet e dënim-korrigjimit...

Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre për votë realizojnë personat në institucionet e dënim-korrigjimit, personat e zhvendosur dhe personat e sëmurë të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore.Me këtë rast do të votojnë 939 persona në 13 institucione të dënim-korrigjimit, 1.435 persona të sëmurë, persona në paraburgim shtëpiak si dhe tetë votues të evidentuar si të zhvendosur të brendshëm.Sipas Ratka Milevska.
Zëvendës kryetare në vendvotimin në Burgun e Shutkës ,votimi zhvillohet në kohë dhe pa probleme
“Votimi ka filluar në kohë në orën 7 të mëngjesit ,deri më tani gjithcka është në rregull.Ka të regjistruar 119 votues dhe do të votohet për 19 Komuna”, tha Ratka Milevska, Zv Kryetare e vendvotimit Shuto Orizare.
Edhe personat e sëmurë dhe të pa mundur votuan me shpresë për përmirësimin e kushteve jetësore në komunat e tyre.
“Unë votova, familja dhe bashkëshorti. Të gjithë kemi votuar që në Maqedoni të jetë mirë. Nevoiten rrugët, spitali të ndërtohet , postat, në fshat polici duhet të ketë dhe gjithaçka çka është mire duhet të bëhet”, tha Ajshe Limazovska, votuese nga F. Debresht- Dolneni.
“Neve na duhet shum punë në debresht. Disa punë që nuk janë realizuar deri më tani në të ardhmen duhet të bëhen”, tha Izet Ibeski, votues nga F. Debresht- Dolneni.
Gjatë ditës së sotme personat e zhvendosur votojnë në shtëpitë kolektive dhe qendrat për strehim ku janë të vendosur, të sëmurët në shtëpitë e tyre, ndërsa votuesit të cilët ndodhen në paraburgim shtëpiak e kryejnë të drejtën e votës në vendin ku e kalojnë paraburgimin.
FLORIJE BELULI KAMBERI
