Basha: Po vijnë prova të reja për inkriminimin e shtetit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi se javën tjetër do të dalin në dritë të dhëna të reja që sipas tij e lidhin qeverinë Rama me krimin...

Basha akuzoi Ramën se po bën avokatin mbrojtës të Saimir Tahirit dhe të vëllëzerve Habilaj dhe kërkoi që personat të cilët arrestuan ish-punonjësin e policisë Dritan Zaganin, të merren si të pandehur.
Kreu i PD-së tha se “opozita është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, oficerët e policisë dhe partnerët”.
"Rama e Tahiri sot janë në panik e dëshpërim se po ndeshen me të vërtetën dhe kanë humbur çdo kontroll të së vërtetës. Në ditët e ardhshme do të ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve në mbështetje të krimit e drogës. Edhe bota e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojmë një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës. Ne po shqyrtojmë çdo material që tregon lidhjet e krimit me politikanët. Ua lëmë ditëve të ardhshme të publikohen të dhënat që disponohen. Opozita kërkon transparencë"- deklaroi Lulzim Basha, kryetar i PD-së.
