Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, “Most”: Vendvotimet janë hapur në kohë
29.10.2017 12:08
Asociacioni qytetar “Most” edhe në raundin e dytë po ndjek procesin e votimit me mbi 1000 vëzhgues që mbulojnë rreth 50% të vendvotimeve....

910 vëzhgues janë të koncentruar në komunat ku realizohen zgjedhjet e rrethit të dytë, ndërsa 35 vëzhgues do të mbikëqyrin punën e komisioneve zgjedhore, ndërkaq do të mbikëqyret edhe puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Vendvotimet janë hapur në kohën e duhur dhe në orët e para të procesit nuk është regjistruar asnjë parregullsi, thonë nga Asociacioni “Most”.
“Sipas informatave nga vëzhguesit dhe koordinatorët rajonalë, janë hapur të gjitha vendvotimet ku Asociacioni “Most” i ka të shpërndarë vëzhguesit. Votimi po zhvillohet rrjedhshëm dhe deri më tani nuk ka informata për çfarëdolloj parregullsie në vendvotime”,- deklaroi Zllatko Dimitrioski nga Asociacioni “Most”.
Asociacioni “Most” do të ndjek procesin e votimit gjatë tërë ditës dhe të gjitha parregullsitë eventuale do t’i shpalos në konferencat e parapara. Ndërkaq, u bëjnë thirrje qytetarëve që të gjitha parregullsitë t’i paraqesin në telefonin pa pagesë: 080 080 080, apo në ueb faqen interaktive: neregularnosti.most.org.mk.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
