Maqedoni

Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit: Raportoni parregullsitë eventuale

29.10.2017 12:27

Të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit sotjanë të hapura për qytetarët, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre për të votuar....

Në zyrtar e avokatit të popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në Shtip , qytetarët do të mudn të raportojnë për parregullsitë apo pengesat për të votuar.
 
Nga ky institucion kanë theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës së shprehjes së lirë së vullnetit të qytetarëve, si një nga të drejta fundamentale të njeriut, që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndoshë demokratike.
 
Në këtë drejtim, Avokati i Popullit apelon deri te të gjithë, e posaçërisht deri te organet kompetente, në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë për zbatimin e zgjedhjeve, ku votimi do të zhvillohet lirshëm dhe papenguar, në pajtim me ligjin dhe në mënyrë konsekuente të respektohen të drejtat e njeriut.
 
Edhe Zyra e Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut në Maqedonisë do të jetë e hapur sod gjatë tërë ditës me qëllim që t’u mundësohet qytetarëve të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore. “Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët konsiderojnë se e drejta e tyre zgjedhore është shkelur, ta paraqesin rastin në zyrën e cila ndodhet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr. 83 në Shkup, apo nëpërmjet telefonit.