Maqedoni

MPB: Tre persona fotografuan fletëvotimin

29.10.2017 15:29

MPB sot nuk ka regjistruar prishje të rendit dhe qetësisë...

MPB sot nuk ka regjistruar prishje të rendit dhe qetësisë, ndërsa janë regjistruar parregullsi në procesin e votimit, që sanksionohen me Kodin Zgjedhor. 
 
“Ka tre raste të fotografimit të fletëvotimeve, diçka që ka ndodhur edhe në rrethin e parë kur janë regjistruar 10 raste të këtilla. Në rrethin e dytë deri tani kemi tre raste, një në Shuto Orizare, në shkollën 26 korrik, i dyti në lagjen Cërniçe në Shkup dhe rasti i tretë në Probishtip”,- deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
 
Qytetarët që kanë fotografuar fletëvotimin do të sanksionohen sipas ligjit, thonë nga MPB. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme në Lagjen e Shutkës një person është sulmuar nga disa persona, pas çka policia ka dalë menjëherë në terren dhe ka arrestuar një person. 
 
SANIJE DURAKU