Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, sot mbahet rrethi i dytë në 35 komuna
29.10.2017 16:00
Në 35 komuna të vendit që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale...

Në 1517 vendvotime të drejtë vote kanë 833 mijë e 710 votues. Votohet edhe në komunat e Shkupit, si: Çair, Butel, Gazibabë, Saraj, Kisella Vodë dhe Shuto Orizare. Në komunën e Çairit nuk janë regjistruar parregullsi, thonë kryetarët e vendvotimeve.
Qytetarët nga ana tjetër shprehen “le të fitojë më i miri”, por presin që fituesit t’i realizojnë premtimet.
Po ashtu për të zgjedhur të parin e komunës sot po votohet edhe në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Shtip, Vinicë, Demir Kapi, Makedonski Kamenicë, Makedonski Brod, Kavadar, Probishtip, Gradsko, Studeniçan, Jegunovcë, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Mogillë, Zërnovcë, Bërvenicë, Çeshinovë - Obleshevë, Bogovinë, Vrapçisht, Dollnen, Zhelinë, Likovë, Tearcë dhe Karbinci.
Zgjedhjet e sotme po ndiqen edhe nga 5 mijë e 101 vëzhgues vendorë dhe të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj. Procesi i votimit do të përfundojë në orën 19:00. Në rrethin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 15 tetor u zgjodhën kryetarët e këshillave komunalë në të gjitha komunat e vendit, si dhe kryetari i Shkupit dhe kryetarët e 45 komunave të tjera.
GYLTENE SINANI
