Maqedoni

“Civil” ankohet: U kërcënuan vëzhguesit në Shtip, Saraj e Kavadar

29.10.2017 16:40

Vëzhguesit e saj në terren i ka edhe Organizata joqeveritare “Civil”, e cila është ankuar për presion ndaj vëzhguesve në tre raste...

Sipas kësaj organizate, këto raste janë regjistruar në komunën e Shtipit, Sarajit dhe Kavadarcit. 
 
“Anëtar i këshillit zgjedhor në 2447/1 në komunën e Sarajit, në fshatin Llaskarc, ku ka kërcënuar ekipin monitorues të “Civil”, i cili ndodhej atje. Kërcënimet erdhën pas orës 11 nga një person kinse i revoltuar nga prania e vëzhguesve të “Civil”, përkatësisht nga informimi i organizatës nga rrethi i parë i zgjedhjeve”,- tha Xhabir Deralla nga “Civil”.
 
Pas kërcënimeve, “Civil” i ka tërhequr ekipet monitoruese nga Llaskarca, ndërsa apeloi që institucionet të kontrollojnë procesin atje. 
 
SEMRA AJETI