Maqedoni

ZL2017/ Deri në orën 17 në komunën e Mogillës kanë votuar 49,3 për qind, ndërsa në komunën e Novacit 63,3 për qind e votuesve

29.10.2017 18:21

Komisionet Komunale të Zgjedhjeve të Mogillës dhe Novacit informuan se votimi për zgjedhjen e kryetarit të komunës në raundin e dytë...

Komisionet Komunale të Zgjedhjeve të Mogillës dhe Novacit informuan se votimi për zgjedhjen e kryetarit të komunës në raundin e dytë të zgjedhjeve po zhvillohet pa probleme ndërsa në orën 19 do të mbyllen të gjitha vendvotimet.
 
Në komunën e Mogillës po votohet në 23 vendvotime, ndërsa deri në orën 17 kanë votuar 49,3 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve që në komunën e Mogillës sipas listës së vetme zgjedhore janë 5.520 votues.
 
Në komunën e Novacit deri në orën 17 kanë votuar 63,3 për qind prej 3.076 votuesve të evidentuar në listën e vetme votuese. Në rajonin e komunës së Novacit votohet në 24 vendvotime./Mia