Maqedoni

ZL2017/Jehona në Vinicë, Zërnovc dhe Çeshinovë Obleshevë mbi 50 për qind

29.10.2017 18:22

Dalja e votuesve në Vinicë, Zërnovc dhe Çeshinovë Obleshevë deri në orën 17 është mbi 50 për qind...

Sipas komisioneve komunale të zgjedhjeve, më së shumti kanë votuar në Komunën e Vinicës, 59 për qind ose gjithsej 9.200 votues, ndërsa në Listën zgjedhore janë regjistruar 17.354 persona të cilët të drejtën e votës e realizojnë në 33 vendvotime.
 
Në komunën e Zërnovcit, nga ana tjetër, deri në orën 17 jehona është 54,6 për qind apo në votim kanë dalë 1.436 qytetarë prej 2.628 të regjistruarve në katër vendvotime.
 
Në komunën Çeshinovë Obleshevë kanë votuar 3.315 qytetarë apo 58,2 për qind. Në 13 vendvotime të drejtën e tyre mund ta realizojnë 5.695 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.
 
Në tre komunat raundi i dytë i votimit zhvillohet në atmosferë korrekte dhe demokratike./Mia