Maqedoni
ZL2017/ Në Dibër deri në orën 17:00 kanë votuar 36,9 për qind e votuesve
29.10.2017 18:38
Në komunën e Dibrës deri në orën 17:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 36,9 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve...

"Deri në orën 17:00 kanë votuar 6.871 persona që paraqet 36,9 për qind e 18.406 personave të përgjithshëm të regjistruar. Në rrethin e dytë jehona ishte mbi 40 për qind", konfirmoi Sait Abazoski, anëtar i KKZ-së së Dibrës.
Jehona është më e vogël në krahasim edhe me përqindjen e shënuar në zgjedhjet lokale të kaluara, në viti 2013. Atëherë deri në orën 17:00 kanë votuar 45,5 për qind.
Dita e zgjedhjeve kalon pa probleme./Mia
