Maqedoni

ZL2017/Jehona deri në ora 17 në Kavadar 65.94 - Demir Kapi 76,59 dhe Rosoman 66, 4 për qind

29.10.2017 18:39

Nga 32,706 kavaradas me të drejtë vote, deri në orën 17 kanë votuar 65,94 për qind e votuesve...

Nga 32,706 kavaradas  me të drejtë vote, deri në orën 17 kanë votuar 65,94 për qind e votuesve, ose për rreth gjashtë për qind më shumë nga periudha e njëjtë në rrethin e parë, informoi kryetari i KKZ-së, Zoran Kostov. Votohet në 60 vendvotime në Kavadar.
 
Stojna Topçieva, kryetare e Komisionit komunal Demir Kapi informoi se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në listën zgjedhore është 3.405, ndërsa deri në orën 17 kanë votuar 76,59 për qind e tyre. 
 
Llazar Simonoviq, kryetar i Komisionit komunal të Rosomanit, kumtoi se në listën zgjedhore janë evidentuar 3.410 votues, ndërsa rosomanasit mund të votojnë në dhjetë vendvotime. Deri në ora 17, jehona është 66,4 për qind./Mia