Maqedoni
ZL2017/Në Strugë deri në orën 17 kanë votuar mbi 40 për qind e qytetarëve
29.10.2017 18:40
Procesi zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Strugës po zhvillohet pa pengesa dhe në atmosferë demokratike, në të gjitha vendvotimet...

Bledar Ziba, kryetar i KKZ-së, deklaroi se deri në orën 17 në zgjedhje kanë dalë dhe kanë votuar 24.555 persona apo 40,58 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Ai tha se deri më tani deri në KKZ nga ana e komisioneve zgjedhore dhe vendvotimeve nuk kanë mbërritur vërejtje lidhur me zhvillimin e procesit të zgjedhjeve as çfarëdo qoftë informacionesh për parregullsi.
Gjithsej 60.530 qytetarë të regjistruar në Strugë sot e zgjedhin kryetarin e ri mes kandidatëve të BDI-së Ramiz Merko dhe të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela. Edhe dy kandidatët tashmë kanë nga një mandat të kryetarit./Mia
