Maqedoni

ZL2017/ Jehona deri në orën 17:00 është 43,83 për qind

29.10.2017 18:41

Sipas 99,21 për qind të të dhënave të përpunuara, jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në orën 17:00...

Sipas 99,21 për qind të të dhënave të përpunuara, jehona në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në orën 17:00 në nivel të Maqedonisë është 43,83 për qind, kumtoi pasdite zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska.
 
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale zbatohen në 35 komuna në 1.517 vendvotime.
 
Guguçevska në konferencë për shtyp tha se votimi po vijon pa ndërprerje përveç në dy vendvotime, në komunat Butel dhe Shuto Orizarë ku ka pasur ndërprerje për shkak të defekteve teknike të UV llambave, por më gjatë se gjysmë ore, për çka edhe atje votimi do të përfundojë në orën 19:00.
 
"Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe votimi vijon pa probleme", theksoi Guguçevska.
 
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me votimin në disa vendvotime, në Tetovë dhe në Studeniçan, Guguçeska informoi se kanë pasur informacione nga Komisioni komunal zgjedhor se nuk ka pasur energji elektrike në pesë vendvotime sepse problemi është sanuar dhe votimi ka vazhduar.
 
Informacionet për gjoja ryshfet, Guguçeska tha se nuk janë në kompetencë të KSHZ-së, por të MPB-së, e cila vepron në raste të këtilla të cilat u nënshtrohen kundërvajtjeve ose përgjegjësisë publike.
 
"Lidhur me KSHZ-në ne nuk kemi informacione të sakta në këtë moment", tha Guguçeska.
 
Deri te KSHZ-ja janë dorëzuar katër ankesa nga qytetarët të cilët nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore, por Komisioni i ka refuzuar sepse qytetarët kanë nxjerrë letërnjoftime pas përfundimit të kontrollit publik.
 
Në linjën telefonike falas të KSHZ-së janë paraqitur disa qytetarë, të cilët kanë informuar për gjoja agjitim rreth disa vendvotimeve, por, siç tha Guguçeska, KKZ-të kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se nuk ekziston lloj i këtillë i agjitimit.
 
Konferenca e ardhshme për shtyp e KSHZ-së siç informojnë nga atje do të jetë në orën 20 kur do të komunikohet rezultatet paraprake nga votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të marra në rrugë elektronike.
 
Sipas KSHZ-së, jehonë më të lartë të votuesve ka në Demir Kapi 76,59 për qind, ndërsa më e vogël në Shuto Orizare 31,76 për qind.
 
Jehona në Bogovinë është 38 për qind, Bërvenicë 39,55 për qind, Butel 44 për qind, Vinicë 51,4 për qind, Vrapçisht 38,76 për qind, Gazi Babë 43,3 për qind, Gostivar 37,72, për qind, Gradsko 62,25 për qind, Dibër 37,33 për qind, Demir Kapi 76,59për qind, Dollnen 49,33 për qind, Zhelinë 39,98 për qind , Zërnovc 54,68 për qind, Jegunoc 34,23 për qind, Kavadar 65,94 për qind, Karbinci 62,66 për qind, Kisella Vodë 47,08 për qind, Likovë 36,75 për qind, Makedonska Kamenica 66,48 për qind, Makedonski Brod 65,23 për qind, Mogillë 49,3 për qind, Novaci 63,3 për qind,  Probishtip 63,9 për qind, Rosoman 66,36 për qind, Saraj 45,56  për qind, Strugë 40,7 për qind, Studeniçan 39,91 përqind, Tearcë 34,53 për qind, Tetovë 37,17 për qind, Çair 42,17 për qind, Çashkë 43,36 për qind, Çeshinovë-Obleshevë 58,21 për qind, Shtip 57,66 për qind dhe Suto Orizarë 31,76 për qind./Mia