Maqedoni

Në Nagoriçan të Vjetër jehona 46,56 për qind, në Likovë 36,75 për qind

29.10.2017 18:50

Në Nagoriçan të Vjetër votimi po vijon pa probleme, ndërsa jehona deri në orën 17 është 46,56 për qind, kumtoi Komisioni Komunal i Zgjedhjeve...

Në komunën Nagoriçan i Vjetër të drejtë vote kanë 3.428 qytetarë, ndërsa votohet në 37 vendvotime.
 
Edhe votimi në komunën e Likovës, po zhvillohet pa pengesa, informon Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Sipas Lirim Shabanit, kryetar i KKZ-së, deri në orën 17 jehona është 36,75 për qind. Në Likovë të drejtë vote kanë 25.070 qytetarë të cilët votojnë në 36 vendvotime./Mia