Prej sonte, emisone kushtuar “Muajit të Ramazanit”
TVM2 fillon prej sonte një cikël prej 30 emisionesh fetare kushtuar “Muajit të Ramazanit”..............

TVM2 fillon prej sonte një cikël prej 30 emisionesh fetare kushtuar “Muajit të Ramazanit”. Vlerat dhe normat islame, solidariteti, bamirësia dhe humaniteti për njerëzit në nevojë dhe dispozitat juridike të agjërimit, janë vetëm disa nga temat në të cilat do të përqendrohemi me të ftuarit tanë, ekspertë të çështjeve islame.
Por, TVM2 nuk përqendrohet vetëm në aspektin fetar të këtij muaji të rëndësishëm për besimtarët islam. Në emisionet tona, do të diskutohen edhe çështje të tjera me rëndësi, duke filluar nga vlera e familjes, respektimi i prindërve, rëndësia e punës, rëndësia e ruajtjes së ambientit jetësor dhe artit, të gjitha të shikuara nën prizmin fetar, por jo vetëm.
Një bashkëpunim i shkëlqyer ky edhe sivjet mes TVM2 dhe Bashkësisë Fetare Islame, vjen për ju çdo ditë menjëherë pas ditarit qendror televiziv. Por, jo vetëm kaq. Edhe sivjet vazhdon bashkëpunimi mes TVM2 dhe Forumit Rinor Islam.
Të tjera emisione kushtuar këtij muajit më të rëndësishëm për besimtarët islam, do t’i sjellim për ju çdo ditë pas ditarit të dytë televiziv. Dhe jo vetëm debate dhe intervista, por për këtë muaj TVM2 ka përgatitur edhe një sërë emisionesh kulturore, kushtuar pikërisht “Muajit të Ramazanit”.
TVM 2 vazhdon të jetë servisi në shërbim të të gjithë shikuesve edhe në këtë muaj të bekuar dhe ne i bashkëngjitemi lutjeve tuaja, që Zoti tua pranojë agjërimin të gjithë atyre që respektojnë këtë lidhje kaq të veçantë mes individit dhe perëndisë, që shprehet pikërisht përmes agjërimit. (Sanije Kasami, TVM2)
