Maqedoni
ZL2017/BDI: Zgjedhjet demokratike, qytetarët në mënyrë të lirë e shprehën vullnetin e tyre
29.10.2017 20:07
Vlerësimi i Bashkimit Demokratik për Integrim është se zgjedhjet ishin demokratike, ndërsa qytetarët në mënyrë të lirë e shprehën vullnetin e tyre...

Vlerësimi i Bashkimit Demokratik për Integrim është se zgjedhjet ishin demokratike, ndërsa qytetarët në mënyrë të lirë e shprehën vullnetin e tyre, deklaroi shefi i shtabit zgjedhor të partisë, Arbër Ademi pas mbylljes së vendvotimeve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
"Qeveria e Republikës së Maqedonisë tregoi kapacitete demokratike për organizimin e zgjedhjeve demokratike. Votimi është mbyllur dhe procesi i numërimit të votave ka filluar", tha Ademi.
Shtoi se kur partia do t'i ketë rezultatet e para, do t'i ndajë me opinionin./Mia
