Maqedoni

Besa: Procesi zgjedhor sot me një sërë parregullsish

29.10.2017 20:08

Shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes Besa, Faton Fazliu në konferencën për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve vlerësoi..

Shef i shtabit zgjedhor  të  Lëvizjes Besa, Faton Fazliu në konferencën për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve vlerësoi se procesi zgjedhor sot u zhvillua në atmosferë mjaft të tensionuar.
 
Sipas Besës parregullsitë kanë të bëjnë me blerje votash, sulme fizike, kontrolle në shtëpi private pa arsye, presione e të tjerë.
 
Sipas Fazliut, këto parregullsi ndikuan që zgjedhjet lokale në rund të dytë të mos zhvillohen në frymë të lirë dhe demokratike./Mia