Maqedoni

ZL2017/Rezultatet fillestare të KSHZ-së për komunat e Shkupit

29.10.2017 20:47

Sipas rezultateve paraprake të publikuara në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Çair të Shkupit..

Sipas rezultateve paraprake të publikuara në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Çair të Shkupit udhëheq Zeqirja Ibraimi i BESË-s me 48,61 para Visar Ganiut të BDI me 48,29, në Saraj, prinë Blerim Bexheti i BDI-së me 60,17 për qind para Bashkim Bakiut të BESË-s që ka 38,86 të votave.
 
Në Shuto Orizarë prinë Kurto Dudush nga LSDM-ja me 49,78, ndërsa Elvis Bajram nga Unioni i Romëve ka 47,14 për qind.
 
Në Butel të Shkupit udhëheq Velimir Smilevski LSDM me 57,08 për qind para Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE me 39,94 për qind të votave .
 
Në Gazi Babë udhëheq Toni Trajkovski nga VMRO-DPMNE me 49,29 për qind të votave, përpara Boris Georgievskit të LSDM-së, i cili ka 47,40 për qind.
 
KSHZ-ja deri më tani nuk ka publikuar të dhëna për Kisella Vodën./Mia