Maqedoni

ZL2017/LSDM paralajmëroi fitore edhe në 10 komuna

29.10.2017 21:27

Sipas rezultateve paraprake të LSDM-së kandidatët e tyre kanë fitore të sigurt në komunat..

Sipas rezultateve paraprake të LSDM-së kandidatët e tyre kanë fitore të sigurt në komunat Butel, Gradsko, Karbincë, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Mogillë, Novacë, Nagoriçan  i Vjetër, Çashkë dhe Shtip, informoi Ivana Tufegxhiq.
 
"Qytetarët votuan në mënyrë korrekte dhe demokratike dhe i rrumbullaksuan ndryshimet në gjithë Maqedoninë", theksoi Tufegxhiq.
 
Ajo tha se edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët e kanë dhënë besimin për konceptin që e kanë promovuar koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja, i formuar para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e i cila vazhdoi edhe në këto zgjedhje lokale./Mia