Maqedoni
ZL2017/Gruevski nuk i pranon rezultatet zgjedhore, kërkon zgjedhje të parakohshme
29.10.2017 21:55
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve lokale, të cilat...

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve lokale, të cilat, siç tha sonte pas përfundimit të votimit të raundit të dytë, asnjëherë nuk do t'i konsiderojë për korrekte dhe demokratike.
"Në Maqedoni kanë ndodhur zgjedhje mafioze. Sa edhe OSBE t'i vlerësojë si pozitivisht të zbatuara çdo qytetar e ka krejtësisht të qartë se zgjedhje korrekte dhe demokratike nuk kishte", tha Gruevski, duke e akuzuar për një sërë parregullsish gjatë votimit, por edhe parregullsi gjatë fushatës zgjedhore.
Lideri i VMRO-DPMNE-së kërkoi organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në pajtim me modelin e Përzhinës të cilat do të zbatohen nga Qeveri teknike, në mënyrën e njëjtë siç ishin organizuar zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, ndërrim të drejtorit të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale dhe zgjedhje të propozimit të ri të opozitës, dorëheqje nga kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Çiçakovski dhe kthimi të zgjidhjes së vjetër ligjore dhe zgjedhjen e kryetarit të KSHZ-së nga radhët e opozitës.
Gruevski kërkoi gjithashtu hetim dhe ekspertizë urgjente me pjesëmarrjen e tyre në pajisjet për përgjimin e DSK-së për shkak të dyshimit të hapur se policia ka përgjuar të paktën 100 persona nga VMRO-DPMNE, përfundimin e gjykimit për rastin "Ryshfeti", krijimin e një prokurorie publike speciale me ingerenca për, siç tha, ndriçimin e rezultateve zgjedhore nga zgjedhjet në vitin 2017 dhe 2017, si dhe në për keqpërdorimin e të gjithë aparatit shtetëror për qëllime zgjedhore. Kërkoi edhe lirimin e të paraburgosurve për ngjarjet e 27 prillit.
Në këto zgjedhje, sipas Gruevskit, VMRO-DPMNE është ballfaquar me kundërshtar të dyfishtë: LSDM si kundërshtar tradicional politik dhe legjitim, dhe policia, e cila ka qenë e angazhuar për qëllime partiake dhe interesa të LSDM-së. E tërë policia ra në provim për shkak që një pjesë e saj që punonte si partiake./Mia
