MPB-PILOTËT

Selektim për pilotët e helikopterëve të policisë

27.06.2014 16:22

Prej mbi 200 kandidat të selektuar në fillim, vetëm 34 sot iu nënshtruan këtij testimi. Së bashku me instruktorët, çdo njëri prej tyre kishte mundësi të fluturojë me helikopter prej 25 minutash në qiell.............

Qendra për Trajnim të Pilotëve, së bashku me instruktorët e saj të huaj, realizoi sot testimin e fundit nga cikli i testimeve  për pranimin e 12 kandidatëve, të cilët do të ndjekin shkollën e pilotëve, për të  udhëhequr  me helikopterët e Policisë.

Prej mbi  200  kandidat të selektuar në fillim, vetëm 34 sot iu nënshtruan këtij testimi. Së bashku me instruktorët, çdo njëri prej  tyre kishte mundësi të fluturojë me helikopter prej 25 minutash në qiell.

“34 kandidatët, prej të cilëve 29 ishin meshkuj dhe 5 femra, sot iu nënshtruan  testimit për fluturim me helikopterë të Policisë. Ky testim është  i fundit prej  ciklit të testimeve për selektim  të kandidatëve, që do të thotë se pasi që do të konfirmohen aftësitë e tyre, ata do të ndjekin trajnimin e pilotëve”, deklaroi ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska.

“Përqindja e kandidatëve, të cilët deri më tani kanë kaluar në testimet e parashtruara, është në nivel të konsiderueshëm, ose mund të them se janë afër me përqindjen e atyre të Izraelit”, theksoi drejtori i Qendrës për Trajnim të Pilotëve, Jari Shraga.

Trajnimi i kandidatëve do të realizohet në tre semestra prej 6 muajsh dhe me të do të ligjërojë edhe kuadri i lartë profesional i Izraelit. Për nevojat e Qendrës së Pilotëve janë siguruar edhe Simulator MI 17 dhe MI 24.

Selektimi  i kandidatëve  për pilot të helikopterëve të Policisë, zgjat rreth  8 orë në qiell. Të gjithë kandidatët që do të kalojnë këtë test, do të kenë mundësi brenda 19 muajve trajnim, të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi specifike nga trajnuesit special të kësaj lëmie.

Rezultatet e testimit të sotëm do të publikohen në ditët në vijim, ndërsa pas përfundimit të suksesshëm të kësaj shkolle, 12 pilotët e ardhshëm  do të udhëheqin me 7 helikopterët që ka në dispozicion Ministria e Punëve të Brendshme. (Rexhep Qamili, TVM2)