Maqedoni
ZL2017/Kasami: Fitoi LSDM-ja dhe humbi BDI-ja
29.10.2017 22:54
Është shuar një parti shqiptare në Maqedoni dhe lirisht mund të llogaritet BDI si degë e LSDM-së...

Është shuar një parti shqiptare në Maqedoni dhe lirisht mund të llogaritet BDI si degë e LSDM-së, tha në pres konferencën e sotme kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami duke shtuar se nëse merren parasysh votat e shqiptarëve Besa ka dyfishin e votave në krahasim me BDI-në.
"BDI-ja u shndërrua në degë të LSDM-së, sipas tij sonte është shuar BDI-ja dhe LSDM-ja është bërë sovran i shumicës së shqiptarëve. Nuk ka më BDI, por ka një degë më shumë të LSDM-së", tha Kasami.
Kasami duke thënë se fitorja e BDI-së i dedikohet koalicionit të LSDM-së kërkoi edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kryetari i Lëvizjes Besa shpalli humbjen për komunën e Tetovës dhe Çairit si dhe i falënderoi simpatizuesit e Besës dhe Aleancës që u angazhuan maksimalisht.
"BDI-ja fitoi me votat e LSDM-së kurse ne kemi fituar në të gjitha komunat me votat e shqiptarëve", tha Kasami./Mia
