Maqedoni
ZL2017/KSHZ: LSDM fitoi në 17 komuna, BDI në pesë, Aleanca për Shqiptarët në tre, VMRO-DPMNE në dy
29.10.2017 23:15
Sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve...

Sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, janë përpunuar të gjitha votat në 29 komuna nga gjithsej 35, ku sot u votua në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale.
Kandidiatët e BDI-së në 29 komunat e përpunuara fituan në Saraj, Dibër, Likovë, Tearcë dhe Çair.
Aleanca për Shqiptarët në Bogovinë, Vrapçisht dhe Gostivar, PDSH-ja në Studeniçan, ndërsa Grupi i votuesve në Bërvenicë.
Kandidatët e LSDM-së, nga 29 të përpunuarat, fituan në Vinicë, Gradsko, Gazi Babë, Demir Kapi, Dollnen, Jegunovc, Karbincë, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Makedonska Kamenica, Mogillë, Novaci, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çaska, Çeshinovë, Obleshevë dhe Shuto Orizare.
VMRO-DPMNE në Zërnovc dhe Kavadar.
Akoma nuk janë numëruar tërësisht votat edhe në gjashtë komuna: Butel, Strugë, Tetovë Zhelinë, Probishtip, dhe Shtip./Mia
