Diskutim për zhanret letrare të festivalit "Bukstar"
Në Festivalin e letërsisë evropiane "Bukstar" (BookStar)....

Në Festivalin e letërsisë evropiane "Bukstar" (BookStar) sonte prej orës 20:00 në Kinemanë Kultura do të mbahet tryezë letrare me temë "Kufizimet dhe përparësitë e letërsisë së zhanreve". Do të marrin pjesë Elizabeta Sheleva, Vllada Urosheviq dhe Kalina Maleska, si dhe autori-mysafir nga Suedia, Hokan Neser.
Organizuesi i festivalit, shtëpia botuese "Antolog", kumtoi se do të hapen disa çështje, për shembull si një letërsi e caktuar që i takon një zhanri të caktuar bëhet letërsi që i tejkalon kapacitetet dhe mundësitë e zhanrit; nëse zhanri kufizon apo jep liri; a mund të flitet për zhanre në situatën e tanishme me skenën letrare etj.
Pas këtij diskutimi, me fillim në orën 21:00 do të shfaqen filamt "E enjtja", "Para shiut", "Fundi i kohës" dhe paralajmërimi i filmit të ri "Bikini mun" i regjisorit Millço Mançevski.
"Antolog" informon se nesër në librarinë e tyre (rr. "Dimitrie Çupovski" nr.31) në orën 11:00 do të organizohet takim me autorin suedez Hokan Neser, ndërsa sonte prej orës 20:00 në Klub restorantin QRK do të promovohet triller-romani i tij "Në syrin e vetëdijes".
