Promovim i mundësive për përforcim të sipërmarrësisë sociale

30.10.2017 10:06

Mundësitë për zhvillim të sipërmarrësisë sociale në Maqedoni do të prezantohen sot para...

Mundësitë për zhvillim të sipërmarrësisë sociale në Maqedoni do të prezantohen sot para studentëve dhe profesorëve në Fakultetin e Filozofisë në Shkup, në suaza të projektit "Përforcim i sipëmarrësisë sociale".

Në hapje, siç është paralajmëruar, do të mbajë fjalim Dekani i Fakultetit Filozofik Ratko Duev dhe drejtori i projektit Bojan Petak, ndërsa praktikat e mira të sipërmarrësiës sociale nga Maqedonia do t'i këmbejnë përfaqësuesit nga organizata ARNO, fondacioni Albiz, "Lubjeznost" dhe "Mladi info".

Projekti "Përforcim i sipërmarrësisë sociale" realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.