Ivanov për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar

30.10.2017 11:10

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej sot qëndron për vizitë pune....

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej sot qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore, kumtoi kabineti i tij.

Gjatë qëndrimit në Londër, presidenti Ivanov do të ketë takim me spikerin e Dhomës së Poshtme të Parlamentit britanik, Xhon Berkau dhe me spikerin e Dhomës së Epërme të Parlamentit britanik, Lord Fauler.

Në kuadër të vizitës së punës presidenti Ivanov do të mbajë ligjëratë në Unionin e Oksfordit dhe do të ketë takim me kryetarin e Universitetit "Oksford", Lord Kris Paten.

Presidenti i Maqedonisë do të ketë fjalim në Institutin mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare "Çatam haus" me temë "Maqedonia, migrimet dhe siguria: leksione të mësuara".

Gjatë vizitës Ivanov do të realizojë takime edhe me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë në Britaninë e Madhe.