Zgjedhjet lokale 2017, Ahmeti shpalli fitore në shumicën e komunave
30.10.2017 12:37
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, shpalli fitoren në shumicën e komunave shqiptare....

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, shpalli fitoren në shumicën e komunave shqiptare, duke theksuar se pavarësisht se fitues janë kandidatët e BDI-së, të njëjtit si udhëheqës të ardhshëm të komunave në katër vitet e ardhshme do të kujdesen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët në komunat e tyre, pavarësisht se cilit tabor politik i takojnë.
Ahmeti gjithashtu tha se në disa komuna BDI ka humbur betejën, por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se BDI ka humbur tërë luftën.
