Zgjedhjet lokale 2017, Gruevski nuk e pranon rezultatin zgjedhor
30.10.2017 13:03
Lideri i VMRO-DPMNE-së, menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit.....

Lideri i VMRO-DPMNE-së, menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit njoftoi se partia e tij nuk i pranon zgjedhjet dhe kërkoi kthimin urgjent të demokracisë në vend, si dhe organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të realizuara me qeveri teknike njësoj si zgjedhjet e dhjetorit 2016.
“Zaev, nëse je aq i fortë, të shkojmë përsëri në zgjedhje”,- porositi edhe një herë Gruevski kryeministrin Zaev.
Lideri i opozitës, Nikolla Gruevski, e fajësoi policinë për ushtrim të, siç tha, presionit dhe terrorit mbi qytetarët e vendit.
