Zaev: VMRO të njohë rezultatin zgjedhor
30.10.2017 13:14
Lideri i LSDM-së, njeherit edhe kryeministër i vendit, Zoran Zaev....

Lideri i LSDM-së, njeherit edhe kryeministër i vendit, Zoran Zaev, pas numërimit të kutive nga shtabi i LSDM-së, shpalli fitore edhe në 19 komuna të tjera, ndërkohë që i bëri thirrje liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevskit, t’i pranojë zgjedhjet dhe ta njohë rezultatin. Zaevi i bëri thirrje oponentit të tij, VMRO-DPMNE-së, që “interesat e shtetit t’i ketë në plan të parë”.
“Shpresoj se do të gjeni fuqi të silleni si subjekt përgjegjës politik, të përfshiheni dhe të jepni kontribut konstruktiv për reformat. I bëj apel udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në plan të parë t’i vendosë interesat e qytetarëve”,- porositi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
